Saturday, April 10, 2010


PUBLIKOHET ZYRTARISHT WEBFAQJA E UNIVERSITETIT "MEDIKADENT". NA VIZITONI!

http://medikadent.edu.al/

Monday, September 14, 2009

Kontaktoni ne

068 20 75 110; 068 200 81 45 04 23 55 221


Adresa: Universiteti MEDIKADENT Rr. "Shemsie Haka" ish Poligrafiku (prane Kryegjyshates)

Wednesday, July 22, 2009

Shkolla e Larte Universitare Jopublike “MEDIKADENT” miratuar me V.K.M. Nr. 674 dt.27/09/2006, ofron studime te larta ne fakultetet:
- Fakulteti I Ifermierise
- Fakulteti Laborant I Larte Dentar.
Programet e studimit ne te dy fakultetet jane 3 vjecare. Ne perfundim te ciklit te plote te studimeve studentet perfitojne DNP ne deget perkatese si dhe mundesine per te ngjitur me tej shkallet e kualifikimit profesional te tyre.
Universiteti garanton :
- Cilesi te larte mesimdhenie nga nje staf pedagogesh teper te kualifikuar dhe me deshiren e madhe per t`u percuar dijet brezit te ri.
- Kurikula studimi te njehsuara me Karten e Bolonjes.
- Mjedise komode me kushte optimale per mesimdhenie, laboratore, biblioteke, kabinet informatike.
- Baze mesimore e didaktike qe ploteson standartet bashkekohore.
- Transport te organizuar me autobus deri ne shkolle.
- Aktivitete me tematike argetimi por edhe aktivitete mesimore.

Fakulteti Laborant I Larte Dentar

Formimi i studenteve ne kete fakultet bazohet ne traditen qe ka ofruar shkolla “ Medikadent” qe nga viti 1998. Ne kete vit eshte themeluar shkolla e pare profesionale private/jopublike per pergatitjen e laboranteve dentare. Shkolla ka gezuar deri me sot suportin e firmes se mirenjohur Ivoclar-Vivadent Liechtenstein , e cila ka kontribuar me trajnime e kualifikime profesionale per pedagoget dhe studentet, si dhe ka pajisur shkollen me baze materiale e didaktike.
Me pervojen e grumbulluar ne plot 8 vite akademike “MEDIKADENT” u transformua dhe kursi I laboranteve dentare u diferencua si Fakulteti I Laboranteve te Larte dentare, duke e renditur kete profesion perkrah profesioneve te tjere te profilit mjekesor.

Fakulteti I Infermierise

Ky fakultet eshte hapur qe ne vitin 2006.
Programi mesimor eshte hartuar mbi bazen e pervojes se fakultetit public dhe eshte moderuar sipas kerkesave dhe standarteve te shkolles sone.
Krahas praktikave mesimore qe studentet e Infermierise kryejne prane ambienteve te shkolles, ne fund te cdo viti akademik u mundesohet edhe praktika profesionale neper qendrat spitalore me te cilat universiteti “MEDIKADENT” lidh marreveshje te pervitshme, si me Q.S.U.T. “ Nene Tereza ”, Spitalin ushtarak S.U.Q.U., Spitalin universitar obstetrik – gjinekologjik, etj.